Persona të armatosur hyjnë në studio gjatë transmetimit live dhe marrin peng stafin!

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një studio televizive në Ekuador, ku persona të armatosur kanë kërcënuar stafin gjatë transmetimit live.

Sipas The Guardian, banda e armatosur ka hyrë në studiot televizive gjatë transmetimit live të kanali televiziv publik TC në qytetin e Guayaquil, duke krijuar terror. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, janë arrestuar të gjithë personat e armatosur, duke i sekuestruar armët të tipit: pistoleta, pushkë gjahu, mitraloza, granata dhe shkopinj.

Para se transmetimi të ndërpritej, momentet e fundit treguan stafin e shtrirë në dysheme duke bërtitur “Mos qëlloni”. Gazetarët e panikosur dhe operatorët e kamerave kërkuan menjëherë ndihmën e organeve kompetente, me thirrjet: “Ata duan të na vrasin. Na ndihmoni”. Policia më vonë raportoi se arriti të lirojë në kohë të gjithë stafin dhe 13 persona u arrestuan. Gjatë operacionit dy punonjës u plagosën

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *