Ditën e sotme një delegacion nga drejtësia amerikane ka vizituar SPAK dhe u takua me kreun Altin Dumani dhe me disa prokurorë.
Në takim u diskutua mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.
Ambasada e SHBA-së në vendin tonë bën të ditur se pjese e grupit të takimit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Jutës; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës.
“Krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, tha ambasada e SHBA.