Personat e  dënuar me punë në shërbim të komunitetit, do të punojnë gjatë sezonit veror, Manja dhe Kumbaro firmosin marëveshjen

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës (institucion në varësi të Ministrisë të Drejtësisë) firmosën  marrëveshjen që personat e dënnuar me punë në shërbim të komunitetit nga Gjykata, do të punojnë gjatë këtij sezoni turistik. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, tha se janë disa pozicione pune që kanë nevojë për punonjës, dhe se është menduar që personat e dënuar, mos të paraqesin rrezik për qytetarët, dhe janë kaluar roje në zonat e mbrojtura.

“Ne kemi nevojë për rojtarë pylli sidomos, në sezonin e verës kur shtohen vizitorët në parqet kombëtare. Duhet kuptuar se bëhet fjalë për një kategori që nuk ka kryer dëme ose krime të asaj shkalle që mund të përbëjnë rrezik social. Këta njerëz do të punojnë në drejtoritë rajonale të zonave të mbrojtura dhe do të ndihmojnë punonjësit tanë në mirëmbajten dhe vëzhgimin e territorit”, deklaroi Kumbaro.

 

Edhe ministri i  Drejtësisë, Ulsi Manja është shumë e rëndësishme që këta persona t’i rikthehen shoqërisë, por edhe t’ia shlyejnë me punë dëmin e shkaktuar përmes veprave penale.

 

“Filozofia jonë është që dënimi të jetë mjeti i fundit. Për këtë kategori veprash, personat që shkelin ligjin për një arsye ose për një tjetër, sepse jeta ka sfida nga më të ndryshmet, së pari t’i rifitojmë këta njerëz, t’i rikthejmë në shoqëri por edhe t’ia shlyejnë shoqërisë me punë atë dëm që i kanë shkaktuar përmes veprës penale”, u shpreh ministri Manja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *