Kryeministri Edi Rama ka uruar 109 vjetorin e Policisë së Shtetit.
Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Rama falënderon të gjithë kontribuuesit në këtë mision, ndërsa përkujton sakrificën e dëshmorëve të saj.
Rama e ka shoqëruar këtë festë me një foto të kapeles së policisë së shtetit.
MIRËMËNGJES dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj si edhe respekt për të gjithë kontribuesit e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë.
/Priza.al/