Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në përurimin e abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Rama tha se gjuha shqipe është detyrë e çdo qeverie për ta mbrojtur, ku theksoi se ideja për abetaren e përbashkët është përqafuar edhe nga Maqedonia e Veriut.
Sakaq shtoi se në këtë periudhë ku mbizotëron teknologjia, gjuha shqipe rrezikohet të tjetërsohet dhe nevoja për korrektim është e madhe.
“Kemi një abetare të unifikuar, i njëjtë për Shqipërinë e Kosovën. Lajm i mirë është se miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan si ide. Sot jemi në momentin ku abetarja do të hyjë për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Gjuha shqipe flitet kudo, në të gjitha vendet përtej rajonit ku jetojnë shqiptarët. Jo vetëm në Evropë por deri në Australi. Për ne është një barë e posaçme për ta mbrojtur gjuhën. Interesi për librin ka rënë, ndaj dhe ne kërkojmë ta mbrojmë në këtë botë konsumi. Kemi një barë të rëndë por është e detyruar. Bërën kryesore e kemi ne, ndaj pavarësisht përpjekjeve ka shumë vështirësi për të kapërcuar. Ka nevojë për ide të mira për t’u përballur me anfalbetizmin, si rezultat i konsumit masiv të saj. Si kurë më parë njerëzit marrin pjesë në një thashethemnajë botërore. Gjuha jonë është ndër më të vjetrat dhe sot është e domosdoshme që ne të gjejmë rrugën për t’i rrënjosur fëmijëve tanë gjuhën shqipe. Për këtë gjuhë janë dashur sakrifica të jashtëzakonshme, ku është kërkuar zhdukja e saj.