Gjykata e Apelit Gjirokastër gjatë ditës së sotme ka lënë në fuqi masën e arrestit të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë së Sarandës për 6 të arrestuarit e përvetësimit të 10 mijë metra katrorë tokë në Sarandë. Vendimin e dha gjyqtarja Miranda Andoni.
Kështu noteri Aleko Anagnosti dhe përfituesi Fredi Merkuri u lanë ne masën e sigurisë “Arrest ne burg” me afat 45 dite, ndërkohë në “Arrest shtëpie” u lanë Pandi Zhonga, ish-drejtor i Urbanistikës ne Bashkinë Sarande, Rovena Alikaj ish-juriste pranë ASHK Sarande dhe përfituesit e tjerë Arhondia Caraj e Valter Llomi.
Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në masën e dhënë, Anagnosti dhe Merkuri do të dalin përsëri para gjykatës se Sarandës pas 3 javësh për rivlerësim të masës së sigurisë pasi u mbaron afati prej 45 ditësh i dhënë më 4 qershor.