Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni festoi ditën e djeshme 86 vjetorin e tij dhe ka zgjedhur që të ndajë gëzimin me fëmijët e tij (të gjithë të pranishëm) dhe të dashurën më të re në moshë, Marta Fascina.
“Mbrëmë u preka nga përqafimi i ngrohtë i njerëzve që dua. Faleminderit atyre dhe të gjithëve për urimet e tyre të mira”.
Me këto fjalë kreu i “Forza Italia” tregoi në rrjetet sociale festën e ditëlindjes, e cila u zhvillua në rezidencën Arcore.
Në të djathtë është vajza e tij Marina dhe në të majtë partnerja e tij Marta Fascina.
Të pranishëm ndër të tjerë janë disa nga njerëzit e tij më të besuar si Gianni Letta, ish-administratori i Milanit Adriano Galliani, Licia Ronzulli, Alberto Barachini, fëmijët dhe nipërit e tjerë.
Qirinjtë janë sipër një torte me katër nivele, e cila ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
Kjo pasi shtresa e parë dhe e dytë e tortës mbart ngjyrat e Milanos dhe Monzas, e dyta ato të flamurit të partisë së tij politike që doli fituese në zgjedhjet e përgjithshme nën kolacionin e djathtë, “Forza Italia dhe e treta është blu me logot “Mediaset” dhe “Mondadori”.
Torta ka edhe një glob pranë një statuje të liderit historik të së djathtës italiane me kostum dhe kravatë.
“Votën tuaj duhet t’ua besoni atyre që kanë treguar në jetë dhe jo vetëm në politikë se dinë të arrijnë qëllimet që i kanë vënë vetes. Më falni, por në këtë pjesë nuk kam frikë nga rivalët”, tha Berlusconi.
“Motoja ime është kjo: kush beson në diçka, lufton, kush beson në jetë kapërcen të gjitha pengesat, kushdo që beson, fiton. Dhe së bashku do të fitojmë edhe këtë herë”, shtoi ish-kryeministri italian.