Historinë e Borëbardhës e mbajnë mend të gjithë, por për fansat e saj ka një lajm të mirë. Disney ka dhënë njoftimin se një shfaqje e re e filmit po përgatitet dhe aktorja e përzgjedhur për këtë rol është aktorja e njohur Rachel Zeglet.
Ajo është jo pak e njohur, pasi ka luajtur gjithashtu vajzën ‘Mari’ në ‘The Story from the West Side’ nën drejtimin e Steven Spielberg.
Regjisori i ‘Snow White and the Seven Dwarfs’ Mark Webb, është impresionuar nga aftësitë vokale të Rachel. Sipas ‘Disney’ xhirimet do të nisin në vitin 2022.
“Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat” është një përshtatje e një përralle nga Vëllezërit Grimm, gjuhëtarë gjermanë, të cilët botuan versionin e parë në vitin 1812.
Përzgjedhja e Rachel Zeglet vjen dhe si një konfirmim për një drejtim të ri të studiove të ‘Disney’, të cilat më parë akuzoheshin se favorizojnë personazhet kryesore të bardhë.
/Priza.al/