“Përzura personat që kisha në takim”, Enkel Demi tregon si u njoh me Mesila Dodën

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, kanë qenë një çift shumë simpatik. Bëhet fjalë për politikanen Mesila Doda dhe gazetarin Enkel Demi. Ata si rrallë herë kanë folur për jetën e tyre profesionale dhe private. I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si janë njohur, Enkel Demi tregon se kishin organizuar një takim në zyrën e tij dhe sapo e pa, dëshira e tij ishte të lidhej direkt me të, por nuk ishte aq e lehtë që të bënte Mesilën për vete, iu desh shumë punë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke menduar për Mesilën në momentin e parë që e ke parë?

Enkel Demi: Që duhet të lidhem patjetër me të?

Ardit Gjebrea: Ouu, pse?

Enkel Demi: Më bëri shumë përshtypje, unë po e prisja në zyrë, më kishin thënë që do bëja një takim me të, por nuk e njihja. Në momentin që u shfaq në mos gaboj në vitin 1993, sapo kishte hyrë vera, erdhi me një fustan deri në fund të këmbëve, një fustan veror, bionde, sy bojqielli, kur e pashë thashë uou ç’është kjo, domethënë mu duk sikur nuk ishte e Shqipërisë. E kisha planifikuar që takimin ta bëja me shumë njerëz, domethënë të kisha dhe nja 2-3 njerëz që punonin me mua dhe i përzura.

Ardit Gjebrea: Gjërat mes jush rrodhën shpejt apo me qetësi?

Enkel Demi: Jo dhe aq shpejt sa unë dëshiroja.

Ardit Gjebrea: Ti doje që atë ditë besoj?

Enkel Demi: Doja dhe të nesërmen, dhe të pasnesërmen, por jo nuk isha kaq i suksesshëm në fillim.

Mesila Doda: Gjërat besoj se kanë pasur ritmin e tyre, por kanë qenë periudha të mbushura me ngjarje. Unë vija nga jashtë, sepse studioja në Itali dhe gjatë asaj kohe punoja për Federatën e Rinisë shqiptare, Keli në atë kohë ishte kryetari i Forumit Rinor Republikan. Ka qenë një periudhë e shënuar me gjëra të mira dhe gjëra negative në atë kohë. Nëna ime u sëmur në atë kohë, dhe më pas humbi jetën dhe kjo më mbajti akoma më gjatë në Tiranë. Dhe ajo kohë ka qenë që ne u lidhëm më shumë.  

Mesila tregon se më vonë u bënë shumë miq, dhe dilnin shpesh nëpër klubet e Tiranës. Kështu lindi dhe dashuria e tyre. /tvklan.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *