Përzuri Alibeajn nga foltorja/ Për Berishën nuk është hera e parë, ja kë ka shtyrë tjetër

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka lejuar Kryetarin e Partisë Demokratike Enekelejd Alibeaj që të flas në kuvend duke  e shtyrë me duar.

Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën Enkelejd Alibeajt, por në të njëjtën kohë në foltore është drejtuar dhe Sali Berisha. Ai i ka kërkuar Alibeajt t’i lironte foltoren, por ky i fundit ka bërë rezistencë duke kërkuar të marrë fjalën para tij.

Por kjo nuk është hera e parë kur Berisha përzë kolegët e tij nga Folterja në 30 shtator 2011- Sali Berisha përzë Erion Braçn. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me deputetin socialist Erion Braçe, në atë kohë në opozitë.

Kujtojmë se interpelanca mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kryeministrit Berisha u shoqërua me një incident. Kryeperlamentarja Jozefina Topalli ia ka ndërprerë fjalën deputetit Braçe, pasi sipas saj, i kishte përfunduar afati kohor.

Por, Braçe ka vazhduar që të flasë në foltore pa mikrofon. Në këtë moment, kryeministri në atë kohë i Shqipërisë, Sali Berisha është ngritur nga tavolina ku qëndronte kabineti qeveritar dhe është drejtuar për nga foltorja në të cilën po fliste deputeti socialist.

Berisha e ka shtyrë me bërryl Braçen, i cili është befasuar dhe është detyruar që të largohet nga foltorja.

Pas këtij gjesti të Berishës, deputetët e PD-së kanë shpërthyer në brohoritje dhe ovacione./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *