Pesë atentate të pazbardhura në dy vite të shqiptarëve në Greqi

Mediat greke janë fokusuar tek ngjarjet kriminale të ndodhur në vend. Ekzekutimet e ndodhura së fundmi kanë tronditur jo pak opinionin publik.

Ndërkohë mediat greke kanë shkruar për të paktën 5 ekzekutime të ndodhura në vende publike të shqiptarëve në dy vitet e fundit në Greqi.

Duket se ngjarje ngjasojnë për nga mënyra e ekzekutimit dhe mbi të gjitha mbeten ende të pazbardhura.

Sipas mediave, autorët e maskuar nuk kanë nguruar të veprojnë në mjedise ku ka pasur edhe të tjerë persona, përveç objekt të tyre, shpesh duke lënë pas edhe të vdekur apo të plagosur të pafajshëm.

Kështu në 30 maj 2021 në Sepolia, Athinë është ekzekutuar teksa pinte kafe në një lokal 32 vjeçari nga fshati Dhiver i Sarandës, Ari Papa.

Ky i fundit, një personazh me precedente të rëndë kriminal, i përfshirë në trafiqe të paligjshme dhe banda të krimit të organizuar në Greqi në vitet 2007-2008, i kishte shpëtuar atentateve të mëparshme në vitin 2007, maj 2019 dhe shkurt 2021.

Në 3 tetor 2021, në lokalin “Dejavu” në Athine u ekzekutua me 4 plumba 39 vjeçari nga Tepelena, Dikenc Halili i njohur si “Keli” ose “Kristo”.

Këtij të fundit në 2010 i ishte vendosur lëndë eksplozive në automjet.

Në 16 nëntor 2021, në karburantin në pronësi të tij u ekzekutua me arme zjarri Marius Dhiamandi 37 vjeç nga Delvina.

Ky i fundit ishte arrestuar me parë në Greqi për trafik droge dhe vrasje, ndërkohe që nga të shtënat mbeti i plagosur rastësisht edhe kushëriri i tij J. B nga Delvina.

Ndërkohë në 18 dhjetor 2022 në Nea Smirni, Athinë u ekzekutua 41 vjeçari nga Vlora, Kreshnik Cercizaj ndërsa mendohet se është vrarë pa qenë objektiv i krimit edhe Armando Ogranaja, 44 vjeç nga Berati dhe u plagos rastësisht një shtetase greke.

Cercizaj kishte precedente të meparshëm për drogë e grabitje ndërsa në Shqipëri për trafik klandestinësh me skaf.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *