Hetimi i vrasjes masive në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, Serbi ku mbetën të vrarë nëntë nxënës dhe roja i shkollës është ende në vazhdim.
Për zbardhjen e plotë të ngjarjes autoritetet janë para pesë fakteve, të cilat ekspertiza e tyre do të ndihmojë në rindërtimin me detaje të gjithçkaje që ka ndodhur në jetën autorit para masakrës.
“Në ekspertizë ka një armë, një telefon, një kompjuter, garderobë, si dhe shënime personale që përfshijnë fletoret e tij, librat që ka lexuar… Çështja është të përcaktohet se kë ka thirrur, çfarë fliste saktësisht me personat me të cilët kishte kontakt, a zihej me dikë, a kishte ndonjë simpati, pse vinte gjithnjë në shenjestër vajzat, a kërcënonte njeri. Kompjuteri është zbërthyer fjalë për fjalë deri në ditën kur filloi ta përdorte. Ndaj hetohet me detaje se çfarë ka parë, çfarë i ka interesuar… Gjithashtu hetohet nëse ka ushtruar qitje diku tjetër përveç në poligon me të atin. Gjithashtu po hetohet nëse ai mund t’i ketë njoftuar dikujt se çfarë do të bënte. Nuk dihet se si djali e ka ditur kodin e kasafortës së babait të tij,”– tha bashkëbiseduesi nga hetimi.
Mësohet se djalit iu deshën rreth 120 sekonda për të qëlluar 16 persona, për të ndërruar gëzhojat gjatë asaj kohe, për të kërcyer nga dritarja dhe për të thirrur policinë. Sipas informacioneve nga hetimi, djali ka hyrë në shkollë në orën 08:40 të mëngjesit të së mërkurës dhe dy minuta më vonë ka lajmëruar policinë në orën 08:42. Ai e ka kryer krimin me një pistoletë CZ99 që ia ka marrë babait të tij. Pas arrestimit, në çantën e shpinës iu gjet një tjetër pistoletë.
Çfarë ndodhi në shkollën ‘Vladislav Ribnikar” në Vraçar?
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau 10 persona me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit, duke përfshirë rojën dhe 9 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur 5 nxënës dhe mësuesja e historisë. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.