Ndërprerja e kampionatit është përdorur për “relaks” nga ekipet e Superiores. Pesë javë intensive që kanë sjellë disa përshtypje të para për “fytyrat” e skuadrave këtë sezon. Kastrioti duket se vazhdon aty ku e la vjet. 110% në çdo ndeshje dhe kryesisht me të njëjtin formacion. Trajneri Emiljano Çela e di si t’i marrë më të mirën djemve të tij.
Ndeshja e radhës është të hënën ndaj Vorës në Kupën e Shqipërisë. Pas dakordësimit me ekipin e Vorës, ndeshja do të luhet në fushën e Kastriotit. Krutanët do të rikthehen të luajnë në stadiumin ‘Redi Maloku’ në Fushë-Krujë.
Trajneri Çela pritet të bëj një rotacion përballë voranëve duke pushuar disa lojtarë kryesorë që kanë luajtur gati çdo minutë këtë sezon si Hasani, Selmani, Rami, Mehmeti etj që duhet të jenë gati për transfertën e Rrogozhinës ndaj Egnatias.