Një hetim i nisur dy muaj më parë, për trafikun e drogës, rezultoi këtë javë në 5 arrestime në Clermont-Ferrand dhe sekuestrimin e pak më shumë se pesë kilogramë drogë. Tre të dyshuarit do të gjykohen menjëherë të hënën.
Efektivët kontrolluan një Volkswagen Touran, pas dyshimeve se aty do të gjenin drogë.
Si pasojë e kontrollit u zbulua një qese me pesë kilogramë lëndë narkotike: 4.1 kilogram heroinë dhe 1.1 kilogram kokainë, të vendosur në anën e pasagjerit.
Sa i përket intenerarit të ndjekur nga trafikantët, transportuesi mori sasinë e lëndës narkotike në Anterp, Belgjikë dhe më pas do ta dorëzonte në Clermont-Ferrand i cili ishte edhe destinacioni i mallit.
Një hetim disajavor, i cili filloi shtatorin e kaluar, çoi edhe në katër arrestime të tjera. Njërit prej tyre iu gjetën 235 gr heroinë në banesë.
Personi i tretë është një i ri 23-vjeçar, i cili edhe pse ishte burgosur për trafik narkotikësh, nuk hoqi dorë nga kontrolli i bandës dhe e drejtonte trafikun me telefon nga qelia.
Këtyre tre të dyshuarve, shtetas shqiptarë, u është hequr masa e ndalimit policor të premten. Të referuar të shtunën në prokurori, ata duhet të paraqiten të hënën, në dalje të menjëhershme për trafik droge. Ata u lanë në paraburgim në pritje të gjykimit.
Nga hetimet e policisë janë identifikuar edhe dy persona të tjerë që mund të jenë përdorues droge, të cilët do të gjykohen më vonë, gjatë një seance paraqitjeje për njohjen paraprake të fajit (deklarimi i fajësisë).