Fëmijët sot përballen me nivele të stresit dhe ankthit, që mbikalojnë pasojat e ‘Depresionit të madh’, sipas një studimi bërë nga “University of San Diego”. Si prindër dhe të afërm ju mund të ndihmoni në uljen e këtyre shifrave përmes kësaj liste.
1. Vlerësoni emocionet e tyre
Shpesh shqetësimet e fëmijëve nuk na duken aq të rëndësishme sa tonat. Por ndryshe nga çfarë ne mendojmë dhe shprehim, ata ndjejnë po të njëjtin presion si të rriturit prej situatave. Mbështetini dhe kushtojini vëmendje.
2. Tregoni histori
Edhe pse duket e zakonshme, ndarja e përvojave tuaja të ngjashme me fëmijët, i bën ata mos të ndihen vetëm. Kështu edhe fëmija nxitet të tregojë diçka mbrapsht nga vetja.
3. Jepini kohë
Nuk është e thënë që gjërat të shkojnë sipas planit kur vjen puna tek emocionet. Mos ushtroni presion mbi fëmijët që nuk ndihen gati të ndajnë problemin me ju.
4. Përdorni artin
Krijoni aktrime të vogla, vizatime mbi mënyrën si ndihen, blini një ditar ku mund të shkruajnë dhe respektoni privatësinë e tyre.
5. Mësoni teknikën e frymëmarrjes
Kur vini re se fëmija përjeton një situatë duke marrë frymë me vështirësi apo duke u dridhur, ndihmojeni të marrë frymë thellë katër herë rresht dhe të nxjerrë frymë po katër herë. Përsëriteni duke numëruar në formë loje me gishta.
Mendja e një fëmije është shumë krijuese, por edhe e pambrojtur ndaj ideve që vijnë nga jashtë. Ne mund t’i ndihmojmë fëmijët të shmangin efektet negative afatgjata.