Pëshkallëzohet situata, Kosova në prag te luftës! Kurti thërret konferencë të jashtëzakonshme shtypi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media rreh orës 16:00.

Pritet që në këtë konferencë të jepen më shumë detaje sa i përket situatës në komunat e veriut të Kosovës.

Pas vendimit të ministrit Sveçla për reciprocitet në targa, provokimet nga ana e serbëve nuk kanë të ndalur. Ka gjashtë ditë që rrugët që çojnë për në pikat kufitare 1 e 31, përkatësisht Jarinjë e Bërnjak janë bllokuar me barrikada nga serbët lokal për të kundërshtuar këtë vendim.

Ndërkaq, mbrëmë pas mesnate është djegur Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Zubin Potok, e në të njëjtën Qendër në Zveçan janë gjetur dy mjete shpërthyese.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *