Një incident ka ndodhur paraditen e sotme në detin Adriatik, 15 milje larg bregut të Durrësit.
Peshkarexha “Perëndesha” dhe veliera “Blue Moon” me flamur anglez janë përplasur mëngjesin e sotëm, ku në bord kanë qenë pesë shtetas ndërsa në velierë ndodheshin një çift britanik.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm për materiale, më së shumti tek veliera e huaj.
Kujtojmë se brenda 24 orëve ky është incidenti i dytë detar në gjirin e Durrësit, pasi atij të regjistruar një ditë më parë, kur peshkarexha “Elton 1” u godit nga trageti i linjës Durrës-Bari.