Peshkimi i kushtoi jetën! Gjendet i vdekur kapiteni i peshkarexhës në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një 49-vjeçar kapiten i një peshkarexhe në Durrës, është gjetur i mbytur në det teksa po peshkonte.

Njoftimin e ka bërë me dije policia, e cila ka lajmëruar se viktima ka inicialet A.K dhe është 49-vjeç. Dyshohet se ai është hedhur në det dhe nuk ka mundur të dalë, për pasojë ka ndërruar jetë.

Paraprakisht është konstatuar se viktima nuk ka shenja dhune, megjithatë trupi do ti kalojë ekspertizës për trajtime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *