Zëdhënësi i Moskës Dmitry Peskov tha se Krimea, rajoni i aneksuar nga Rusia në 2014, është “pjesë e Rusisë” dhe kushtetuta ruse përjashton diskutimin në lidhje me çdo rajon rus me vende të tjerë, duke iu referuar Ukrainës.
Gjithashtu, ai shtoi se Rusia po tregohet e kujdesshme në lidhje me deklaratat për sa i përket bisedimeve të paqes që u mbajtën ditën e djeshme në Stamboll dhe negociatat duhet të zhvillohen në fshehtësi të plotë.
Megjithatë kryenegociatori rus pritet të mbajë një deklaratë gjatë ditës së sotme. /BBC