Pësoi atak kardiak, ndërron jetë 41-vjeçari në plazhin e Durrësit

Një 41-vjeçar në Durrës ka pësuar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur sot paradite, në orën 11:15 minuta, në lagjen numër 13 në qytetin bregdetar.

Rikujtojmë se ky është rasti i tretë i mbytjeve në det për nisjen e sezonit turistik. I pari ishte turisti kosovar në zonën e Velipojës dhe i dyti turisti 60-vjeçar nga Austria që ndërroi jetë në plazhin e Vlorës si pasojë e një ataku kardiak.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2021, në orën 11:15,  në lagjen nr.13, Plazh, Durrës,  shtetasi L. A., 41 vjeç, banues në Durrës,  ka ndërruar jetë, dyshohet  si pasojë e arrestit kardiak.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *