Pëson aksident me makinë ylli portugez i Manchester United (Foto)

Mesfushori i Manchester United Bruno Fernandez ka bërë një aksident ditën e sotme me makinë, teksa ishte duke shkuar për në stërvitje.
Për fat të mirë ylli portugez nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa mesfushori pritet ti bashkohet shokëve të ekipit ku dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës kundër Liverpoolit në ditën e martë.
Mediat Britanike kanë bërë me dije ngjarjen që i ka ndodhur portugezit por nuk kanë zbuluar ndonjë detaj në lidhje me dëmin e makinës.
Ndërkohë që në foto shikohen edhe pamjet e makinës pas aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *