Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Vlorës ku një 36-vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht gjatë punës.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë. I riu dyshohet se ishte duke ngarkuar materiale në një automjet, aty ku për fat të keq, është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/