“BE ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë për të qetësuar tensionet, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në”, tha Peter Stano.
Bashkimi Evropian ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën në një takim në Bruksel, tha sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se Bashkimi Evropian me kujdes dhe shqetësim po monitoron situatën në veri të Kosovës.
Në një deklaratë për Tanjug, Stano tha se u bëri thirrje palëve të përfshira të qëndrojnë të qetë dhe tha se duhet të ndalojnë të gjitha “veprimet e pakoordinuara dhe të njëanshme”, të cilat kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengojnë lirinë e lëvizjes.