Peticion online për heqjen e vizave për Kosovën/ Zyrtarja e BE-së bën thirrjen urgjente, nevojiten edhe…

Kati Schneeberger, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, ditë më parë ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Schneeberger ka kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës, duke pohuar se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Tëitter.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociaole këshilltarja ka njoftuar se janë grumbulluar 5 mijë nënshkrime në këtë peticion, si dhe bën thirrje që të arrihet numri prej 7500 nënshkrime.

“Faleminderit për 5000 nënshkrime. Le të arrijmë 7500”, ka shkruar Schneeberger.

Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *