Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka folur në lidhje me peticionin i cili po mbahet “online” kundër qëndrimeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Paloka ka hedhur poshtë akuzat se ky peticion është bërë nga Sali Berisha, si dhe shprehu hapurazi se e mbështeste atë.
Ndërkohë pohoi se dhe vetë ai e kishte firmosur atë peticion me bindje të plotë.
“Nuk është e vërtetë që e ka bërë Berisha. Berishës as nuk i ka shkuar në mendje. Se ca ka Berisha dhe se çfarë kemi ne e kemi thënë hapur dhe e themi çdo ditë, nuk kemi nevojë ne të bëjmë peticione. Berisha nuk është kundër këtij peticioni është pro, por nuk e ka bërë ai. Unë e kam firmosur këtë peticion. E kam firmosur, por nuk e kam bërë unë. Ai peticion e lexove me kujdes, nuk kishte asnjë lajthitje dhe më pëlqeu jam dakord se ishte njësoj sikur e kisha bërë unë. Por nuk kemi lidhje fare me atë peticion. Mendojmë plotësisht ashtu edhe e firmosa me bindje” tha Paloka në emisionin “Të pa ekspozuarit”.