Peticioni i pedagogëve/ Xhixho kërkon seancë urgjente me Ministren e Arsimit: Të plotësohen kërkesat e tyre

Pas peticionit të pedagogëve të Shqipërisë, të cilët kanë kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim kushtesh, Partia e Lirisë ka kërkuar seancë urgjente me Ministren e Arsimit.

Deputetja Erisa Xhixho përmes një në Facebook shkruan se nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, për këtë arsye është  kërkuar me urgjencë seancë pyetjeje -përgjigje me ministren e Arsimit.

Postimi i plotë:

Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për peticionin e pedagogëve të Shqipërisë!

Prej disa javësh, pedagogët janë në protestë dhe nëpërmjet një peticioni të përpiluar nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH ) i janë drejtuar institucioneve përgjegjëse, nga të cilat kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre të drejta.

Nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, kam kërkuar urgjent seancë pyetjeje -përgjigje me ministren e Arsimit , për t’u informuar jo vetëm unë, por pedagogët dhe gjithë opinioni publik se kush janë hapat që po ndiqen për plotësimin e kërkesave të drejta të tyre.

Kërkesat kryesore që ata kanë, janë:

Rritje e pagave për pedagogët, stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.

Ritje e financimit për kërkimin shkencor, të paktën në 0.3% e GDP, më 2023.

Si deputete e Kuvendit, e vlerësoj të domosdoshme së pari transparencën dhe adresimin e menjëhershëm të kësaj problematike dhe së dyti plotësimin e kërkesave të drejta të stafit akademik nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Vetëm duke vlerësuar mësuesit e pedagogët garantojmë arsim cilësor.

Vetëm duke e kthyer arsimin në prioritet kombëtar, mund t’u kthejmë shpresën të rinjve dhe intelektualëve të zgjedhin Shqipërinë dhe jo largimin nga vendi!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *