Peticioni për plazhet publike, Açka: Barra e pagesave është e rëndë, 80% e tyre janë të pa aksesueshme për qytetarët

Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me peticionin e firmosur nga 10 mijë qytetarë në lidhje me plazhet publike.

Açka tha se ky peticion ka marrë miratimin e shumë shqiptarëve, pasi këta të fundit janë në dijeni se 80% e plazheve janë të pa aksesueshëm për t’u përdorur.

“Do kërkojmë amendime e ndryshime të ligjit që mëtojmë të bëjmë vendosëm ta bëjmë në vjeshtë që të përfundonte sezoni turistik e mos përplasnim dhe idetë gjatë sezonit turistik. Në 80% të plazheve janë të okupuara e shqiptarët nuk kanë akses për t’u futur në disa prej tyre. Iniciativa për ta privatizuar plazhet duket dikur ndihmon e rregullon turizmin por e ka dëmtuar. Dhe bizneset vetë e kanë vuajtur barrën e pagesave të detyrueshme të plazheve. Ky është një peticion i gjerë që ka marrë miratimin e shumë shqiptarëve”, u shpreh ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *