Një grup studentësh kanë nisur firmosjen e një peticioni ku kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria, për të përballuar krizën.
Po ju njohim me peticionin, ku shpaloset edhe kërkesa drejtuar ministrisë së Arsimit, duke vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se deri më tani janë mbledhur mbi 6000 firma, ndërkohë që studentët kërkojnë 100 euro çdo muaj nga qeveria.
Kujtojmë se një ndihmë e tillë ofrohet nga qeveria e Kosovës, ku studentëve iu jepet nga 100 euro në muaj.