Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit është shprehur se do të votonte pro një referendumi për bashkimin me Shqipërinë.
Petkoviç tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagonte kundrejt këtyre deklaratave, pasi heshtja do të nënkuptonte miratimin për konflikte të reja në rajon.
“Krijimi i Shqipërisë së madhe do të nënkuptonte destabilizimin fatal të rajonit. Nuk mund të ketë referendum paqësor dhe demokratik për krijimin e Shqipërisë së madhe, sepse ata që do të votonin në atë referendum nuk e kanë në dispozicion Kosovën dhe Metohinë dhe do të kishin një shumicë të njerëzimit që mbështet të drejtën ndërkombëtare”, tha Petkoviç.
/Priza.al/