Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, thotë se nata në veri të Kosovës ka qenë e qetë, por në një atmosferë tensioni. Prishtina donte të provokonte konflikte, të merrej me popullin serb, i cili vetëm po mbron të drejtën e tij për të mbijetuar, tha Petkoviq. Ai thotë se serbët duan paqe dhe stabilitet, por se “janë lodhur duke vuajtur terrorin e Aljbin Kurtit”.
Petar Petkoviq thotë se Albin Kurti në mënyrë të njëanshme vendosi t’i vërë flakën fuçisë së barutit në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.
Ai tregon se Prishtina ka sjellë qindra automjete të blinduara dhe pjesëtarë të armatosur të ROSU-së në bazën Belvedere, e cila është afër veriut të Kosovës.
“Qëllimi ishte pushtimi i veriut të Kosovës dhe Metohisë dhe ballafaqimi me popullin serb që po mbron lirinë e lëvizjes dhe të drejtën e tij për të mbijetuar në Kosovë dhe Metohi”, tha Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi tha se po mundohen në çdo mënyrë që ta ruajnë paqen dhe stabilitetin, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara, të krijohen vende pune, të rriten pagat dhe pensionet.
“Nëse presidenti Vuçiç e shqiptoi fjalën paqe më shumë se 50 herë, si mund të interpretohet si provokim adresa e tij apo e imja apo e ndonjërit prej nesh nga Beogradi”, pyeti Petkoviq, shkruan RTS .
Ai shpalli një luftë të vendosur diplomatike.
“Për 24 orët e fundit pothuajse kemi përmbysur qiellin dhe tokën për të arritur të gjithë bashkëbiseduesit që mund të ushtrojnë presion, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Petkoviq.