Peto i përgjigjet Berishës: Askush nuk ka të drejtë që për qëllime tërësisht politike të na linçojë dhe dënojë publikisht Ja faktet…

Juristja dhe në nëna Zhaklina Peto, ish-gruaja e ministrit Bledi Çuçi nga martesa e parë, ka reaguar për denoncimin e bërë nga kryetari i Partisë Demokratke Sali Berisha pasditen e kësaj të premteje. Ai e quante djalin e saj dhe të ministrit, Endi Çuçin, anëtar të një bande që trafikonte ilaçe nga Italia.

Mirëpo, Peto ka publikuar një vendim të Gjykatës së Milanos, që thotë se vetë ajo, djali dhe disa shqiptarë të tjerë nuk kanë asnjë problem me drejtësinë italiane, e po ashtu ndaj tyre nuk ka vend për ngritjen e ndonjë akuze në të ardhmen.

Postimi i plotë

Me shqetësim shumë të madh dhe tepër e indinjuar dua të përgënjeshtroj të gjitha akuzat e pavërteta dhe të shëmtuara të cilat kanë dalë në media dhe që drejtohen ndaj meje personalisht dhe djalit tim Endi Çuçi.

Që ne fillim dua t’ju sqaroj se as unë dhe as djali im nuk kemi probleme me drejtësinë italiane pavarësisht përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë fare me ne. Kjo është e cilësuar fare qartë edhe në fashikullin e hetimit të cilin e keni bashkëlidhur dhe po e citoj:

…“Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”…

Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në 3 maj 2021 në Itali. Në datën 4 maj 2021 im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit.

Askush nuk ka të drejtë që për qëllime tërësisht politike të na linçojë dhe dënojë publikisht. Unë iu kërkoj vetëm të mos hidhni baltë mbi djalin tim, një i ri i sapodiplomuar që sapo ka filluar të ecë në jetë dhe ndryshe nga çfarë shpifet nga puseta dixhitale, punon prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani (The European Patent Office – Zyra Europiane e Markave dhe Patentave). Faleminderit!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *