Petro Koçi: Ja pse u përplasën Balla-Braçe, me kë jam

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi sqaroi në emisionin ‘RinON’ në Euronews Albania përplasjen Braçe-Balla lidhur me buxhetin për bujqësinë. Koçi u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjë sherr mes dy deputetëve, por vetëm një prononcim në të cilin Braçe mbron propozimin e tij.

Sipas Koçit do të ishte mirë që çështja të zgjidhej brenda grupit pa u çuar në seancë.

“Nuk ka ndodhur ndonjë sherr, ka pasur një prononcim që Erioni gjykon se i ashtuquajturi refuzim ka ardhur nga Balla. Në fakt propozimi i Braçes nuk ishte ndonjë përplasje me formatin e buxhetit të propozuar nga qeveria. Mendoj që çështja nuk duhej çuar deri në seancë, dukej zgjidhur brenda grupit. Brace s’e ka lënë mandatin. Gjykoj se një pjesë e propozimeve që bën Braçe janë pozitive dhe bën një përpjekje për të zgjidhur më mirë disa problematika në zonat rurale”, tha Koçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *