Petulla me mjaltë, kanellë dhe susam për mëngjes!

Përbërësit:

  • 380 gr miell
  • Maja
  • 1 ½ filxhan me ujë të vakur
  • Kripë
  • Vaj misri për skuqje
  • Mjaltë
  • Kanellë
  • Susam

Përgatitja:

1.Në një enë të thellë vendosni miellin dhe kripën, duke krijuar një hapësirë në mes.
2.Në një gotë me ujë shtoni majanë dhe hidheni në enë duke e përzierë vazhdimisht.Shtoni edhe ujin tjetër.
3.Vendosni mjaltin dhe përzieni.Më pas mbulojeni enën me një qese.
4.Përgatisni furrën në 50 gradë dhe vendoseni enën brenda deri sa brumi të fryhet.
5.Në një tenxhere vendosni vajin në një temperaturë mesatare.
6.Merreni brumin me dorën tuaj dhe shtrëngoheni deri sa të krijohet një masë e vogël.
7.Me një lugë të lagur, merreni dhe vendoseni në vaj.
8.Kthejeni vazhdimisht në mënyrë që të skuqen nga të gjitha anët.
9.Sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë, largoini nga zjarri dhe vendosni në një letër, deri sa largohet vaji i tepërt.
10.Siç janë të nxehtë hidhuni mjaltin, kanellën dhe susamin.
11.Tani janë gati të sherbehen të ngrohta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *