Petulla, shegë e misra, Kim shijon fundjavën në Përmet/ Kumbaro i shpjegon si përgatitet glikoja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e ka kaluar në Përmet e Tepelenë këtë fundjavë. Përmes postimeve në Instagram, Kim tregon se ka shijuar petullat tradicionale, shegët dhe misrat e pjekur në këto vende.

Fotot janë nga ndarë nga ambasadorja suedeze Elsa Hastad në profilin e saj në instagram. Ajo falenderon Kumbaron që i ka treguar bukuritë e kësaj zone dhe i ka shpjeguar procesin e përgatitjes së glikosë.

Ambasadorja Kim nuk ka harruar të ndajë edhe foto të luleve të bukura të vjeshtës që ende janë me shumë ngjyra.

“Shqipëria ka shumë vende unike dhe njerëz të mrekullueshëm. Këtë fundjavë, miqtë e mi (??@ambassadorelsaalbania?? Amb. Fabrizio Buçi,@mirelakumbaro) dhe unë vizitova Përmetin, ku shijuam disa nga gatimet më të mira në vend (sa të shijshme!) dhe vizituam ujërat termale të famshëm. U ktheva edhe në Tepelenë. Herën e fundit pashë vetëm statujën e Ali Pashës, por këtë herë hyra në kalanë e tij dhe takova disa nga banorët. (Faleminderit vëllezërve Dervishi për shegën dhe përshëndetjet e mira – herën tjetër shpresoj të pimë kafe së bashku.) Mezi pres të kthehem së shpejti dhe të krijoj më shumë miq në Përmet dhe Tepelenë,”- shkruan Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *