Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, reagon Rama: Rreshtimi i Serbisë me perëndimin, lajm i mirë!

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas pezullimit të Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Vendimi u mor në mbledhjen e OKB, ku u votua me 93 vota pro, 24 kundër dhe 53 abstenim.

Rama theksoi faktin që mes vendeve që votuan pro pezullimit të Rusisë, ishte edhe Serbia duke thënë se ky ishte një lajm i mirë për rajonin e Ballkanit.

Postimi i Plotë nga kryeministri, Edi Rama: Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *