Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy efektivëve Ervis Hasa dhe Redi Mato të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin jashtë orarit të shërbimit. Ndaj tyre ka nisur edhe një hetim disiplinor, krahas procedimit penal që po kryen Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Përplasja mes dy efektivëve të patrullës së përgjithshme të Elbasanit, ka ndodhur gjatë një feste kolektive, për një vajzë. Konfliktet midis tyre kanë qenë të vazhdueshme brenda dhe jashtë orarit të punës.
Efektivi Mato, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka goditur me send të fortë kolegun e tij, i cili mori mjekim në spitalin e Elbasanit. Vepra penale për të cilën ai akuzohet është “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.