Shoqata e Transportit pritet të njoftojë pezullimin e dhënies së abonesë për muajin gusht.
Burime për median bëjnë me dije se lajmi pritet të bëhet publik sot në orën 11:00, përmes një deklarate për mediat nga ana e shoqatës.
Shoqata e Transportit paralajmëron se në rast mos reagimi operatorët nuk do të ofrojnë abone për muajin gusht 2022, duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale.
Kujtojmë se një vendim i tillë ka ardhur disa muaj pasi u raportua se mes shoqatës së transportit dhe pushtetit lokal ishte arritur një marrëveshje e caktuar.