Pezullohen llogaritë në Instagram, zëdhënësi i Meta-s: Po punojmë për të zgjidhur problemin sa më shpejt

Shumë përdorues të rrjetit social Instagram, në mbarë botën raportuan ditën e sotme se llogaritë e tyre ishin pezulluar, ndërkohë kompania ka reaguar duke thënë se po punon për të zgjidhur këtë çështje.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po e shqyrtojmë dhe kërkojmë falje për shqetësimin. #instagramdown”, tha kompania në platformën Twitter.
Faqja e internetit Downdetector.com, e cila gjurmon problemet e aksesit në mbarë botën, tha se shërbimi i ndarjes së fotografive në internet dhe rrjeteve sociale ka parë një mungesë aksesi që nga mëngjesi.
Një grafik tregon më shumë se 7,000 përdorues që raportuan se shërbimi ishte ulur rreth orës 10:17 të mëngjesit me orën Lindore (1417 GMT).

Sipas raporteve të shumta, një zëdhënës i Metës që zotëron Instagramin, tha se kompania është e vetëdijshme se përdoruesit kanë probleme në pjesë të ndryshme të botës.

“Ne po punojmë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për shqetësimin”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *