Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra 3 punonjës policie, pas denoncimit të emisionit ‘Stop’ për ryshfetin e dhënë në Portin e Vlorës.
Të pezulluarit janë punonjës të Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Vlorës; konkretisht përgjegjësi i turnit nënkomisar Xh. Q, inspektor P. H. me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z. me detyrë trup shërbimi.
Ndaj tre punonjësve të policisë si dhe ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e thelluar disiplinor, ndërsa nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimi penal.
Përmes kamerave të fshehta u denoncua se për të shkuar drejt Brindizit në Itali nga Porti i Vlorës, duhen të paguar nën dorë plot 170 Euro tek sekseri dhe policët kufitarë, përveç biletës.