Kreu i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, është pezulluar nga detyra, duke u zëvendësuar përkohësisht nga zëvendëspresidenti Philippe Diallo.
Le Graet e mbante këtë detyrë që nga viti 2011. Ai shkaktoi polemika me deklaratën e tij shpërfillëse ndaj ikonës franceze të futbollit, Zinedin Zidane. Por akuzat për ngacmime seksuale ndaj kreut të institucionit të futbollit francez bënë që Komiteti Ekzekutiv të vendoste pezullimin e tij.
Zidane konsiderohej si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Les Bleus”, por federata vendosi që të vazhdonte bashkëpunimin me teknikun aktual Didie Deshamps deri në vitin 2026.
Le Graet u akuzua nga një menaxhere futbollistësh për sjellje të pahijshme përgjatë viteve duke kërkuar favore seksuale. Edhe një revistë franceze akuzoi kreun e federatës për ngacmime seksuale dhe se kishte krijuar një ambient toksik në punë për femrat.