Pezullohet linja e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas, ja kur do të rinisë lundrimi

Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit, ditën e sotme ka pasur vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës. Autoriteti Portual ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimit të trageteve të kësaj linje.

Autoriteti Portual i Durrësit njofton se tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen sot nga portet respektive në orarin e zakonshëm, por do të nisen rreth orës 7:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *