Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë, shkak moti i keq

Moti i keq me reshje dhe erë të fortë gjatë ditës së sotme do të pezullojë lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.

Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon me 6-7 erë bf.

Pezullimi do të vijojë deri mbrëmjen e të shtunës ndërsa priten më pas përmirësime të situatës nga moti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *