Teksa ende është duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave, në Bashkinë Kurbin dhe Kavajë është pezulluar procesi.
Shkak në Kurbin është bërë prezenca e personave të paautorizuar në ambientet e vendnumërimit.
“2. KZAZ nr.15 në bashkëpunim me Policinë e Shtetit të marri masa që gjatë procesit të numërimit të jenë prezent në ambientet e vend numërimit të votave vetëm anëtarët e KZAZ dhe sekretari, anëtarët e grupeve të numërimit, vëzhguesit e subjekteve zgjedhore, vëzhguesit e tjerë të akredituar, kandidatët dhe media, si dhe personeli teknik i autorizuar nga KQZ.
3. Ngarkohen KZAZ nr.15 dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij urdhri.”– thuhet në njoftimin e KQZ.
Në Kavajë, procesi është pezulluar për shkak të lodhjes së komisionarëve. Aktualisht me votat e numëruara janë fitues dy kandidatët e PS si në Kavajë si në Kurbin.