Policia e shtetit në bashkëpunim e Prokurorinë e Tiranës kanë bërë të mundur prangosjen e 6 efektiveve të policisë por akoma nuk është bërë me dije identiteti i tyre. Gjithashtu janë pezulluar shefat e qarkullimit dhe të Komisariatit të Korçës, përkatësisht Kelmend Pikuli dhe Krenar Gjokutaj.
Arsyeja e prangosjes së tyre mësohet të ketë qenë bashkëpunimi ndërmjet tyre për të lejuar disa lokale që të qëndrojnë hapur, edhe pas orës policore.
Pas marrjes së informacioneve, efektivët kanë qenë prej disa muajsh në përgjim nga strukturat e tjera të Policisë, duke sjellë sot prangosjen e tyre.
/Priza.al/