Pfizer dhe Moderna fitojnë 6 miliardë dollarë nga doza e tretë e vaksinave!

Prodhuesit e vaksinave Pfizer dhe Moderna pritet të fitojnë miliarda dollarë nga vaksinat përforcuese të COVID-19.

Analistët dhe investitorët e kujdesit shëndetësor shprehen se ata mund të marrin deri ne 6 miliardë dollarë në vit, në vitet në vazhdim.

Për disa muaj, kompanitë kanë thënë se presin që njerëzve të vaksinuar plotësisht do t’u duhet një dozë shtesë e vaksinave për të ruajtur mbrojtjen me kalimin e kohës dhe për të shmangur variantet e reja të koronavirusit.

Kili, Gjermania dhe Izraeli kanë vendosur të ofrojnë doza përforcuese për qytetarët e moshuar ose njerëzit me sistem imunitar të dobët përballë variantit Delta që po përhapet me shpejtësi.

Të enjten vonë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi një dozë përforcuese të vaksinave  Pfizer dhe Moderna  për njerëzit me sistem imunitar të prekur.

Pfizer, së bashku me partnerin e saj gjerman BioNTech, dhe Moderna kanë mbyllur së bashku mbi 60 miliardë dollarë në shitjet e vaksinave vetëm për vitet 2021 dhe 2022. Marrëveshjet përfshijnë furnizimin e dy dozave fillestare të vaksinave të tyre, si dhe miliarda dollarë për dozat shtesë.

Analistët kanë parashikuar të ardhura prej mbi 6.6 miliardë dollarë për Pfizer/BioNTech dhe 7.6 miliardë dollarë për Moderna në 2023, kryesisht nga shitjet e dozave përforcuese.

Disa të dhëna të hershme sugjerojnë se vaksina Moderna mund të jetë më e qëndrueshme se ajo e Pfizer, por nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse kjo ndikohet nga mosha ose shëndeti i njerëzve të vaksinuar.

/Burimi: Reuters/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *