Shtetasi Elidon Çela është arrestuar për herë të dytë nga policia e Vlorës, për të njëjtën vepër penale. Atij iu gjetën ilaçe, shishe me shampanjë ‘Dom Perignon’ dhe pesticide kontrabandë.
Në muajin tetor të vitit të kaluar Çela ra në pranga pasi kishte fshehur në autobusi 500 mijë €, por u la i lirë nga gjykata. Pas kontrolleve në autobus u gjetën të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.
Ai është administrator i kompanisë së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve. Në gjykatë Çela u shpreh: “Ka pushtetarë që ia vjedhin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”.