Fëmijët nuk duhet të konsumojnë pije energjike, kjo pjesë mbetet ende problem për prindërit. Sa më shumë fëmijët konsumojnë pije energjike, aq më shumë probleme kanë me gjendjen shëndetësore. Pijet energjike, siç dihet, përmbajnë kafeinë dhe stimulues të zemrës, që jo vetëm nuk janë të nevojshme për fëmijët, por përkundrazi. Ato janë të dëmshme, mund të çrregullojnë ritmin e zemrës, si dhe të ndikojnë në shkaktimin e problemeve të tjera shëndetësore.
Po ashtu, pijet energjike përmbajnë vitamina dhe disa ekstrakte, të cilat nuk janë të nevojshme për fëmijët, pasi organizmi i tyre është duke u zhvilluar.
Mjekët pediatër paralajmërojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë sulme në zemër, probleme në veshka dhe në dëmtimin e mëlçisë te fëmijët. Mjekët, gjithashtu këshillojnë se lëngu më i përshtatshëm për fëmijët është uji, ndaj, edhe nëse e refuzojnë, ju duhet t’ua fusni patjetër në Ò«antë. Nëse fëmijët merren me sport, ata mund të konsumojnë edhe pije sportive, pasi ato përmbajnë sheqer. Por nëse nuk merren me aktivitete sportive dhe janë më pak aktivë, do të ishte mirë që t’u shmangen pijeve energjike sportive. Në shumicën e rasteve, është vështirë që përmes etiketës në shishe të vlerësohet sasia e kafeinës në produkt. Bëni shumë kujdes me rastet kur mbi shishe shënohet mbi 500 miligramë kafeinë, që është ekuivalente me 14 kanoçe të pijeve të gazuara.