Një dentiste shqiptare është arrestuar në Belgjikë, pasi dyshohet se ka vrarë të fejuarin e saj.
Mediat belge bëjnë me dije se Monica S dyshohet se ka vrarë, ish-pilotin Robby Claes në Lummen të Belgjikës. Ish-piloti u gjet i vdekur në krevatin e tij mëngjesin e 20 majit. Ai kishte një qese plastike të lidhur rreth kokës.
Mësohet se Claes vdiq nga mbytja por nuk përjashtohet mundësia që të ketë vrarë veten. Sakaq, piloti belg ishte lidhur me shqiptaren prej disa kohësh. Ai kishte kryer disa herë fluturime interkontinentale dhe katër vite më parë ishte njohur me shqiptaren gjatë një prej fluturimeve.