Pini kafe çdo mëngjes me stomakun bosh? Ja çfarë ndodh me organizmin tuaj

Kafja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj.

Por, nëse ajo pihet me stomakun bosh, ka efekt shkatërrues në organizëm. Kafeina në stomakun bosh mund të “bëjë kërdi” në traktin digjestiv.

Ja si e shpjegon farmacisti Nitin Makadia atë: Acidi hidroklorik ka një funksion shumë të rëndësishëm në tretjen e ushqimit, prandaj prodhohet kur hani, huhatni ose kur filloni të mendoni për ushqimin.

“Kafja, edhe ajo me pak kafeinë, stimulon prodhimin e acidit që, në mungesë të ushqimit, mund të dëmtojë pjesën e brendshme të stomakut me ekspozimin e shpeshtë.

Sipas dr. Adam Simon, ai mund të shkaktojë ulcerë në stomak ose probleme me tretjen.

“Ai mund të rrisë sasinë e ujit që nxirrni dhe shfaq simptoma të dehidratimit. Mund të ndikojë tek pusli, shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe mund të ndikojë edhe tek tensioni i gjakut”.

Shumë kafeinë mund t’ju shkaktojë ankth, dridhje, luhatje humori etj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *