Vetitë e mira të uthullës së mollës i dimë shumë mirë, por ka edhe nga ato që nuk janë aq të njohura. Më poshtë janë renditur disa veti të mira të uthullës së mollës që mund t’i merrni nëse pini një lugë çaji çdo natë para se të shkoni në shtrat dhe besojmë se së shpejti do të bëhet zakon.
1. Trajtoni dhimbjen e fytit me uthull molle. Ka një efekt antibakterial dhe krijon një mjedis acidik. Mjafton të pini një lugë çaji uthull molle një orë para se të flini, dhe më pas një gjysmë ore tjetër para gjumit. Konsumojeni lugën e fundit pak para se të flini.
2. Largoni aromën e pakëndshme të mëngjesit. Uthulla e mollës vret bakteret dhe mikrobet që shkaktojnë erën e keqe të gojës.
3. Rivendosni acidin e stomakut duke përzier një lugë gjelle uthull molle me ujë dhe duke pirë tretësirën një orë para gjumit.
4. Parandaloni dispepsinë duke pirë një përzierje me mjaltë, një lugë çaji uthull molle dhe ujë gjysmë ore para se të shkoni në shtrat.
5. Sheqeri i lartë në gjak është shkaku më i zakonshëm i pagjumësisë. Uthulla e mollës rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Pak para se të flini, konsumoni dy lugë çaji uthull molle. Para se të provoni këtë metodë, konsultohuni me mjekun tuaj, veçanërisht nëse jeni duke përdorur ilaçe për diabetin.
6. Dhimbjet e stomakut. Hidhni një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe tretësirën mund ta përdorni për të zgjidhur problemin e dhimbjes së stomakut.
7. Lemza mund të largohet me ndihmën e shijes së hidhur të uthullës së mollës, ndaj gëlltitni një lugë çaji uthull molle organike.
8. Nëse dëshironi të zgjidhni problemin me alergjitë, përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë dhe konsumojeni këtë përzierje pak para se të flini.
9. Nëse ndiheni të uritur para se të shkoni në shtrat, thjesht pini një përzierje uji dhe një lugë çaji uthull molle në vend të ushqimeve me shumë kalori.
10. Digjni gjithçka që keni ngrënë gjatë ditës me një pije uthull molle!
Përbërësit:
2 lugë majdanoz të grirë, një filxhan i madh ujë, pak kanellë, pak uthull molle, një lugë çaji mjaltë, një lugë çaji xhenxhefil, lëng limoni i shtrydhur.
Përgatitja:
E lëmë ujin të vlojë, shtojmë majdanozin dhe e lemë të ftohet. Kullojeni, më pas shtoni pjesën tjetër të përbërësve. Pini këtë pije çdo natë një orë para se të shkoni në shtrat, për dy javë. Nëse dëshironi të vazhdoni, bëni një pushim prej të paktën 3 ditësh dhe më pas përsëriteni.